Një projekt i veçantë po zhvillohet së fundmi në ekipin e KF Bashkimit. Edhe pse është një ekip futbolli, kjo skuadër ka promovuar deri më tani edhe tetë sporte të tjera për të gjithë fëmijët e ekipit.

Kështu, sipas trajnerit të këtij klubi, Ervin Alushi, për të gjithë fëmijët e KF Bashkimit, tashmë do të jetë mundësia që të mësojnë dhe të trajnohen edhe në sporte të tjera, krahas ushtrimit të pasionit të tyre për sportin e futbollit.

Në këtë projekt të ri, sipas trajnerit Alushi, sportet e tjera të përfshira janë disa, siç është rasti i notit, çiklizmit, basketbollit, ski, hipizmit, zip-line, tenisit dhe boksit. Këto janë tetë sportet, me të cilat KF Bashkimi ka nisur të realizojë një projekt të ri.

Tashmë krahas tyre, në vijim pritet të ketë edhe sporte të tjera për të ndihmuar këto fëmijë që të mësojnë dhe zhvillohen sa më shumë. Ky projekt i ri padyshim që është diçka mjaft interesante e KF Bashkimit, që me sportet e tjera për fëmijët e këtij klubi, do të ketë mundësi që t’i mësojnë dhe t’i zhvillojnë edhe më tepër ata në pasionet e tyre.
Maringlen ZHIVANI