Ne ndeshjen e fundit ndaj Tiranes vertete eshte mundur 2-4 nga Tirana kryesuese e kampionatit, por kjo erdhi pas vendimit te çuditshem te arbitres se takimit per ta quajtur te rregullt nje gol qe e kishte sinjalizuar me pare per pozicion jashte loje.

Nje paraqitje e tille, ka ngrohur se tepermi drejtuesit e Murlanit qe kane nder mend te bejne levizje te rendesishme ne merkaton e janarit, per ta forcuar skuadren e femrave me lojtare te tjera cilesore.

Nje gje te tille e ka bere te ditur trajneri i ekipit te femrave te Murlanit, Arben Parmeza qe ne nje prononcim per “Shkodra Sport” do te shprehej:

“Ndaj Tiranes qe kishte fituar 5 ndeshje ne po aq te luajtura, treguan se jo vetem jemi te barabarte ne fushe, por mund te them me plot gojen, kemi luajtur me mire. E te mos harrojme se kemi patur disa largime nga skuadra, e po ashtu, na eshte demtuar nje nga lojtaret kryesore te ekipit siç eshte Paula Jaku.

Megjithate, e kemi te qarte se per te qene konkurrues me ekipet e tjera si Vllaznia, Tirana e Apolonia, na duhet te bejme perforcime. Jemi ulur me presidentin dhe drejtuesit e tjere te klubit per te bere nje plan se ku do te nderhyjme ne merkato.

Fokusi jone do te jete i perqendruar per te gjetur lojtare cilesore jashte vendit. Ideja eshte per te marre lojtare cilesore dhe per te ndertuar nje ekip konkurrues. Vertete ne kampionat jemi pak larg ndoshta per te pretenduar, por ne Kupe, aktivitet i cili zakonisht starton ne muajin janar, mund te konkurrojme denjesisht, pse jo edhe per ta fituar trofeun.

Por, siç e thashe, ne jemi ne pritje per te realizuar kete projekt qe kemi hartuar dhe nese ai do te realizohet, ju siguroj se kemi per te bere gjera te mira me ekipin e Murlanit”./SHKODRA-SPORT.COM/