Ekipi i te rriturve te KF Murlani prej pak ditesh ka nisur pergatitjet per sezonin e ri futbollistik, ku siç dihet, do te marre pjese per here te pare ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar, bashke me ekipe e tjera si Ada, Veleçiku etj.

Kuptohet qe niveli i kampionatit do te jete me i forte se ai i sezonit te kaluar dhe drejtuesit e klubit e dine kete gje, prandaj dhe po tentojne te ndertojne nje ekip me cilesor.

Per kete arsye, prej disa ditesh stafi teknik perpos stervitjes ka nisur edhe fazen e seleksionimeve per lojtaret qe jane ofruar ne ekip.

Trajneri Xhahysa duke e njohur mire nivelin e kampionatit ku ekipi i Murlanit do te marre pjese sivjet, po kerkon kuptohet lojtare me me shume cilesi dhe perpos atyre qe jane aktualisht ne stervitje, ne ditet ne vijim priten edhe te tjere.

Synimet e KF Murlani duken shume ambicioze dhe objektivi nuk eshte vetem pjesmarrja por shume me teper. Pse jo ky ekip do te synoje ngjitjen ne kategorine e pare./SHKODRA-SPORT.COM/