✍️ Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

KF Shiroka vazhdon marshimin perfekt në Kategorinë e Dytë, duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi këtë sezon. Skuadra shkodrane triumfoi mesditën e sotme në transfertë ndaj Erzenit të Shijakut me rezultatin minimal 0–1.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 50-të nga kapiteni Vucaj, i cili i dha Shirokës tre pikë të rëndësishme në një sfidë delikate.

Me këtë sukses, Shiroka ngjitet në kuotën e 18 pikëve dhe merr përkohësisht vendin e parë të renditjes, në pritje të ndeshjes së Besëlidhjes. Forma e ekipit konfirmon objektivat ambicioze të klubit këtë sezon, falë punës së mirë të presidencës dhe stafit teknik.

Në fundjavë, Shiroka do të rikthehet në shtëpi ku pret ekipin e Gramshit, në tentativë për të zgjatur serinë pozitive.