KF Shkodra kërkon ringritjen e ekipit të të rriturve. Së fundmi, drejtuesit e këtij klubi me anë të një postimi në “Facebook”, i kanë bërë një ftesë të hapur opinionit sportiv për mbështetje.
Në mesazhin e përcjellë në “Facebook” nga ana e drejtuesve të KF Shkodra, kërkohen mendime, propozime dhe mbështetje nga opinioni sportiv shkodran dhe më gjërë për të realizuar projektin e duhur për ringritjen e kësaj skuadre.
KF Shkodra, gjatë ecurisë në vite, ka krijuar një traditë të mirëfilltë në punën me ekipet e moshave, ku rezultatet kanë qenë shumë pozitive. Spikatja më e madhe e këtij klubi ka qenë përgatitja dhe nxjerrja e elementit cilësor, një pjesë e mirë e të cilëve luajnë në kampionatin shqiptar, si edhe në kampionatet e huaja.
Megjithatë, gjatë ecurisë në vite, jo pak në vëmendje ka qenë puna edhe në drejtimin e ringritjes së ekipit të të rriturve. Realisht, KF Shkodra ka një eksperiencë të mëparshme, ku madje ka konkurruar me sukses deri në Kategorinë e Parë, ndërsa tashmë i duhet t’ia nisë nga fillimi gjithçkaje nëse do ta realizojnë një projekt të tillë.
“Miq,shok, tifoza,sportadashes te gjithe jeni te lutur te shprehni mendimin tuaj per ringritjen e ekipit te rritur “SHKODRA” per sezonin futbollistik 2023-2024.
KF.Shkodra ka nje tradite modeste me ekipet e rritura qe e ka fillesen ne vitin 1996. Ne kete vit per here te pare eshte krijuar ekipi i rritur ” SHKODRA” ne kategorine e trete..dhe po ate vit ka fituar te drejten e pjesemarrjes ne kategorise se dyte.
Gjate 27 viteve nga krijimi i KF.Shkodra jane krijuar ne kohe te ndryshme ekipe te rritura dhe suksesin me te madhe e ka pase ne ndeshje me Kastriotin ne ish stadiumin Qemal Stafa sot AIR Albania ndeshje qe do percaktonte skuadren e cila do luante ne kategorine e pare sot superliga ndeshje e fituar nga Kastrioti 2:1.Por dhe ndeshjet derbi me Vllaznine per kupen e Shqiperise ne stadiumin Loro Borici .
Per KF.Shkodra mbetet nje deshire , nje objektiv, nje detyre jo vetem per ta krijuar por per te pasur vazhdimesi,stabilitet mos te mbetet ” nje enderr vere” sic e ka quajtur nje gazetar sportiv. Shkodra qyteti yne e meriton te kete dy ekipe te rritura.
Fotot e paraqitura jane ekipet e rritura nder vite qe jane nje tregues per potencialin qe ka qyteti yne SHKODRA ne futboll…qyteti ku ka lindur futbolli , mbreteresha e futbollit Shqiptar.”
Maringlen ZHIVANI