Java e 21-të e kategorisë së parë për grupmoshën U17 ka dhuruar një fitore shumë të thellë të ekipit KF Shkodra. Ajo ka mundur me rezultatin 6-0 ekipin e Kastriotit.
Në ndeshjen e luajtur në Shkodër, djemtë e drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi kanë dominuar në të gjitha drejtimet ndaj kundërshtarit dhe për rrjedhojë ka ardhur edhe fitorja e thellë.
Protagonisti kryesor i kësaj fitoreje ka qenë futbollisti Albi Shpuza i cili ka shënuar tre gola në këtë takim dhe ato në një hark kohor prej 10 minutash, konkretisht në ’54, ’57 dhe ’64-të.
Përveç tij ka qenë edhe anëtari i kombëtares U17 Marçelino Preka që ka shënuar dy gola në këtë takim, nga një për secilën pjesë loje ndërkohë që goli i gjashtë është shënuar nga futbollisti Brahusha.
Me këtë fitore KF Shkodra është ngjitur në kuotën e 59 pikëve dhe mban sërish vendin e parë në renditje, duke qenë e shkëputur tre pikë larg Shkëndisë B e cila mban vendin e dytë ndërsa AAS mban vendin e tretë me 40 pikë.
Meqenëse sipas rregullores ekipi Shkëndia B nuk mund të ngjitet në kategorinë Superiore të kësaj grupmoshe ngaqë aty është edhe Shkëndia A, i bie që KF Shkodra meqenëse është 19 pikë larg vendit të tretë, të sigurojë ngjitjen edhe matematikisht në Superligë gjashtë javë përpara mbylljes së kampionatit. Një sukses ky për këtë ekip i cili sezonin e ardhshëm do t’i bashkohet Vllaznia në këtë kampionat.
© shkodrasport.com