Nëse javën e parë sipas kalendarit, KF Shkodra U19 e ka patur pushim, ajo këtë javë ka zbritur në fushën e lojës. Dhe e ka nisur me fitore kampionatin e sivjetëm ekipi i KF Shkodra U19, i cili merr pjesë në kampionatin e kategorisë së parë të kësaj grupmoshe.

Në takimin e luajtur në Shkodër, ekipi i drejtuar nga trajneri Taip Piraniqi ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 Kukësin.

Protagonisti kryesor i kësaj fitoreje ka qenë sulmuesi Joald Ivziku.Ai ka shënuar golin e parë në minutën e 4-të duke zhvilluar rezultatin ndërkohë që ka dyfishuar shifrat në të 5-tin e pjesës së dytë.

Për të mbyllur ndeshjen do të mendonte ndërkohë futbollisti tjetër i këtij ekipi Zeneli që ka shënuar golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes në minutën e 74-të.

Pas kësaj fitoreje, KF Shkodra sigurisht që do të tentojë ta vazhdojë këtë ecuri edhe në ndeshjet e ardhshme pasi pretendimet e saj janë për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore ashtu siç kanë bërë edhe me ekipin U17.
www.shkodrasport.com