Pas disfatës së thellë dhe të pakuptimtë 0-7 javën e kaluar ndaj Partizanit, ekipi i KF Shkodra U19 është rikthyer sërish tek fitorja, teksa pasditen e sotme ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Shënkollit.

Rezultati është zhbllokuar nga futbollisti Xhovani Shabi i cili në minutën e 30-të ka kaluar në avantazh KF Shkodrën. Kaq ka mjaftuar që gjashtë minuta më vonë Albi Shpuza të dyfishonte shifrat dhe pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 2-0 për vendasit.

Katër minuta para fundit ndërkohë shkodranët do të shënonin edhe një gol të tretë dhe autor i tij është sërish i njëjti futbollist- Shpuza. Ky i fundit gjatë verës ka firmosur në Turqi me Adanasport, por per arsye dokumentacioni nuk ka mundur te qendroje per momentin dhe si rrjedhoje eshte rikthyer si i huazuar tek KF Shkodra.

Ai i është bashkuar KF Shkodrës për të cilën është një pikë shumë e fortë dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen e sotme duke shënuar dy gola dhe duke kontribuar që ajo të fitojë me rezultatin e pastër 3-0.

Me fitoren e sotme, KF Shkodra U19 është ngjitur në kuotën e 9 pikëve duke qenë në mes ekipeve kryesuese të kampionatit të grupit A, grup ky që kryesohet nga Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/