Rezultatet pozitive te KF Shkodra U19 vazhdojne. Ajo ka arritur te marre nje tjeter fitore sot per kampionat teksa ka mundur me rezultatin 4-1 ekipin e Dinamos.
Ne ndeshjen e luajtur ne fushen e Barbullushit, futbollistet shkodrane kane marre nje trepikesh me shume vlere, me te cilin jane ngjitur ne kuoten e 8 pikeve duke mbajtur vendin e dyte ne renditje, me dy pike me pak se Vllaznia kryesuese.
Pjesa e pare e ndeshjes ndaj Dinamos eshte mbyllur ne barazim pa gola, pavaresisht rasteve te krijuara nga te dy ekipet.
Krejt ndryshe do te ishte pjesa e dyte. Qe ne minuten e pare te saj do te ishte sulmuesi Albi Shpuza qe do te zhbllokonte shifrat, por sakaq Dinamo U19 ka arritur te barazoje ne minuten e 58-te me ane te futbollistit Hasa.
Megjithate barazimi ka zgjatur pak minuta sepse KF Shkodra U19 do te rikthehej serish ne avantazh fale golit te futbollit Hoxha, ndersa ne minuten e 77-te ky ekip ka fituar nje 11-metersh.
Nga pika e bardhe ka qene i zakonishmi Gerti Suka qe nuk ka gabuar duke shenuar serish ndersa 9 minuta para fundit, ka qene Xhaka qe ka shenuar dhe golin e katert dhe te fundit te ndeshjes.
Ne kete menyre i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren 4-1 per ekipin shkodran qe vazhdon ecurine e rezultateve pozitive ne kampionat./SHKODRa-SPORT.COM/