KF Shkodra U19 ka arritur te marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe me trepikeshin e sotem eshte ngjitur ne kuoten e 21 pikeve duke qene tre piket larg Spartakut te vendit te dyte, ndonese ka edhe nje ndeshje tjeter per te luajtur, çka do te thote se mundesite per ta thelluar diferencen ekzistojne.
Ne takimin e rradhes, djemte e drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj kane luajtur ne Kukes ndaj skuadres vendase dhe kane fituar me rezultatin e thelle 8-1.
Nje fitore qe me vete rezultatin flet per gjithçka ka ndodhur ne kete 90 minutesh. Ka qene Juka ai qe ka zhbllokuar shifrat qe ne minuten e 6-te dhe me pas Temaj ka dyshifruar shifrat pak minuta me vone, ndersa Jukaj do te shenonte edhe nje tjeter gol, para se Malecaj te shenonte edhe te katertin ne minuten e 19-te.
Nje ndeshje e nisur vrullshem per shkodranet por ne minuten e 25-te ka qene Jonuzi qe ka shenuar golin e pare te Kukesit qe u mendua se do t’i jepte zemer vendasve por nuk ka ndodhur keshtu.
Zeneli ka shenuar golin e katert per Shkodren dy minuta para fundit dhe pjesa e pare eshte mbyllur me shifrat 5-1 per te. Ne te dyten do te shenonte edhe tre gola te tjere, dy prej te cileve me autor Ivzikun ndersa te fundit me Hunen. Perfundimisht 8-1 per KF Shkodra qe vijon rrugetimin e saj te sigurte drejt ngjitjes ne Superlige.
www.shkodrasport.com