Portieri 20 vjeçar shkodran Kristian Rroku eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtarit. Ai ka lindur ne Greqi dhe konsiderohet nje element i se ardhmes, per kete arsye vlonjatet kane vendosur te investojne tek ai.
Futbollisti eshte prezantuar sot nga klubi i Flamurtarit, me te cilin ka firmosur edhe kontraten zyrtare, por nga ana tjeter mesohet se deri ne fund te sezonit do te jete i huazuar tek Turbina e Cerrikut.
Rroku eshte formuar si futbollist ne Greqi, pikerisht tek Akademia e Olimpiakos te Pireut, me pas ka kaluar tek Ionikos Nikea e se fundi ka luajtur me AS Rodos. Tashme do te luaje me Turbinen ku do te kete mundesine qe te tregoje vlerat e tij me te mira.
Kujtojme qe ky portier deri para disa kohesh ka qene dhe pjese e ekipeve tona kombetare te moshave sepse ka spikatur me paraqitjet e tij, nderkohe qe tashme me ekipin e tij te ri do te mundohet te tregoje edhe njehere se sa vlen.
Tek Flamurtari besojne ne aftesite e tij prandaj dhe e kane sjelle nga Greqia, ngaqe e konsiderojne nje portier te se ardhmes./SHKODRA-SPORT.COM/