Java e 18 e Kategorisë Superiore, që mbylli gjysmën e parë të kampionatit, ka dhuruar rezultate shumë interesante, pasi skuadrat pretendente për kreun dhe Europën janë mundur të gjitha me përjashtim të Tiranës.

Bardheblutë kanë mundur Erzenin dhe tashmë shkëputen me 4 pikë nga Partizani që është ndjekësi më i afërt i tyre. Të kuqtë rrëshqitën përsëri në fushën e tyre duke u mundur nga Teuta dhe tashmë nga të shkëputur, bëhen ndjekës të rivalëve të tyre të mëdhenj vetëm brenda tre ndeshjeve që kanë zhvilluar në muajin janar.

Ne kete jave, Vllaznia ne rast fitoreje ne Ballsh mund te ishte ngjitur ne vendin e dyte, por pas disfates ndaj Bylisit munnd te kishte zbritur edhe ne vendin e peste nese do te kishin fituar Egnatia dhe Erzeni. Eshte mjaftuar te qendroje ne vendin e trete, por Tirana kryesuese tashme i eshte shkeputur ne +6.

Ndërkaq, edhe fitorja e Kukësit ndaj Egnatias ka konfirmuar krizën e rrogozhinasve, teksa i jep shpresë skuadrës verilindore e cila ka ngushtuar ndjeshëm diferencën me zonën e qetësisë në klasifikim.

REZULTATET

JAVA 18

Të mërkurën

Bylis-Vllaznia 1-0

Laçi-Kastrioti 4-1

Të enjten

Egnatia-Kukësi 1-2

Partizani-Teuta 0-2

Erzeni-Tirana 0-2