Dorian Bubeqi do të jetë trajneri i ri i Burrelit. Klubi matjan ka rënë parimisht dakord me teknikun 44-vjeçar dhe pritet vetëm firma në kontratë për t’u zyrtarizuar në krye të ekipit.

Kavajasi nuk është një emër i panjohur për futbolli nshqiptar teksa më parë ka drejtuar ekipe si Besa e Korabi.Pikërisht ndaj Besës do të vij edhe debutimi i tij me Burrelin të shtunën në stadiumin e shtëpisë “Liri Ballabani”.

Objektivi i vendosur nga drejtuesit është siurimi i mbijetesës teksa janë në zonën e rënies me 11 pikë në vendin e 12-të, megjithatë gara me kundërshtarët është mjaft e ngushtë.

Merkato e Burrelit nuk ka qenë e qetë teksa deri tani janë afruar plot 5 lojtare, Enbia Shehu, Donati Toma, Gentian Binishi dhe dy brazilianët Dejvid Silva e Diogo Silva. Drejtuesit vijojnë negociatat për lojtarë të tjerë që do të forcojnë skuadrën në mënyrë që të përballojë siç duhet pjesën e mbetur të garës./newsport/