Gabimet në ndeshjet e fundit ndaj Bylisit dhe Erzenit kanë lënë shenjë te Vllaznia.

Trajneri Mirel Josa ka analizuar me hollësi situatën para skuadrës, teksa kuqeblutë jo vetëm që kanë vështirësi në gjetjen e golit, por edhe në ruajtjen e rezultatit në minutat e fundit.

Sot shkodranët luajnë një takim delikat në Kukës në orën 13:00 dhe gjasat janë që Josa të konfirmojë formacionin që hodhi në fushë ndaj Erzenit.

Me Zogoviç në portë, mbrojtja me katër do të përbëhet nga Gurishta dhe Hakaj nga krahët, si dhe Juriç dhe Bulatoviç në qendër.

Jonuzi, Boshnjaku dhe Alivoda pritet të jenë treshja e mesfushës, ndërsa sulmi do të formohet nga Mala dhe Marku nga krahët, ndërsa Hoxhaj në majë.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Josa të lërë në stol Boshnjakun dhe t’i hapet vendi në formacion Aralicës. Me këtë lëvizje, Marku rikthehet në mesfushë dhe Hoxhaj spostohet në krah.