Kukesi- Vllaznia eshte nje nga ndeshjet me te rendesishme te javes se 11-te te “Abissnet Superiore” dhe ajo do te startoje duke filluar nga ora 13.00 ne stadiumin “Kukes Arena”.

Nderkohe “Shkodra Sport” meson edhe emrat w arbitrave qe do te drejtojne ne kete ndeshje. Sektori i Arbitrimit prane FSHF-se ia ka besuar kete takim arbitrit te kolegjiumit te Lushnjes Laver Alla.

Asistente te tij do te jene tiranasi Nertil Bregasi dhe lushnjari Feliks Kolleshi ndersa arbiter i katert Tiranasi tjeter Erjon Bastari.

Nderkohe ne sistemin VAR do te jete arbitri i FIFA-s Juxhin Xhaja ndersa ne AVAR Egin Doda. Vezhgues i arbitrave eshte caktuar lezhjani Prek Pjetrushi ndersa delegat i Federates do jete Bujar Pregja.

Te Vllaznia kane patur pretendime per arbitrimin ne ndeshjen e kaluar ndaj Erzenit dhe prandaj sot shpresojne qe te gjejne drejtesi ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/