Kampionati bjellorus i futbollit ndodhet në dy javët e fundit të aktivitetit. Java e 28-të e kampionatit në futbollin bjellorus u luajt ditën e djeshme, ku protagoniste ishte skuadra e Shakhtyor Soligorsikt. Skuadër ku aktivizohen edhe dy futbollistë shqiptarë, Valon Ahmedi dhe Ardit Krymi.

E pikërisht mesfushori shkodran që kaloi për aventurën e parë jashtë vendit në merkaton e kësaj verë është vetëm 2 ndeshje larg titullit kampion.

26-vjeçari që e nisi shumë mirë karrierën në Bjellorusi, duke u shndërruar në një titullar të ekipit të Soligorskit, në ndeshjet e fundit nuk është preferuar titullar.

Megjithatë Krymi ditën e djeshme u fut në lojë në minutën e 80-të. Skuadra e tij arriti një fitore shumë të rëndësishme dje në shifrat 2-0 kundër Dynamo Brest. 3 pikësh që e mban Shakhtyor në vendin e parë me 59 pikë, 2 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Energetik-BGU. Në një moment kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi.

Krymi dhe skuadra bjelloruse duken shumë pranë titullit kampion. Titull që ndoshta mesfushori e ëndërronte me skuadrën e tij të zemrës së Vllaznisë. Por që duket se do e arrijë në Bjellorusinë e largët. Patjetër ky mund të jetë një bonus në karrierën e Krymit që mund të tentojë një ekip më prestigjoz në të ardhmen.
Endri ÇINARI