Terbuni nuk ka nder mend te ndalet ne pretendimet e tij per te qene deri ne fund te kampionatit nje kandidat i forte per ngjitjen ne Superlige. Pozicionimi aktual ne renditje ia mundeson kete gje sepse diferenca me kreun nuk eshte e madhe.
Pikerisht per kete arsye, drejtuesit pukjane kane hyre ne merkato duke kerkuar te marrin disa lojtare cilesore dhe e kane konkretizuar kete gje. Diten e sotme klubi i Terbunit ka zyrtarizuar marrjen e tre lojtareve. Nje gje te tille e ka bere te ditur permes nje postimine faqen e tij ku shkruan:
ZYRTARE
Tre afrime tek ekipi ynë në këtë merkato janari, ku bëhet fjalë për portierin 21 vjeçar, Marvin Kodra i ardhur nga ekipi i K. Luzi i Vogël 2008, mbrojtësin 19 vjeçar, Kelvin Edo Dosseh nga Gana i ardhur nga ekipi i KF Skënderbeu Korçë dhe mbrojtësi 22 vjeçar braziliani, Luis Paulo Junior Silva i ardhur nga ekipi i KF Burreli.
Klubi dhe tifozët Pukjanë ju urojnë mirë se ardhjen dhe shpresojmë që të japin maksimumin për fanellen tonë #kuqebardh. ”Dy ngjyra, një emër, TËRBUN të kam në zemër”