Flitej prej ditesh por eshte zyrtarizuar vetem pasditen e sotme. Futbollisti me origjine nga Bajza e Malesise se Madhe Sergio Kalaj ka firmosur dhe eshte prezantuar tek skuadra e Seria B ne Itali- Frosinone.

Mbrojtesi 21 vjeçar sipas faqes zyrtare te klubit te tij te ri, mesohet te kete firmosur me te nje kontrate afatgjate e cila mbaron me 30 qershor 2026, pra per 4 vite e gjysem.

Kalaj eshte rritur tek Akademia e Lacios dhe me pas u huazua ne dy ekipe te Seria C, aty ku spikati me paraqitjet e tij dhe jo me kot, Frosinone beri çmos per te blere kartonin e tij dhe ia doli.

Skuadra aktualisht ndodhet ne vendin e tete ne Seria B dhe pritet te luftoje deri ne fund te kampionatit per t’u ngjitur ne Seria B. Tashme edhe me kontributin e Kalajt.

21 vjeçari nga Bajza qe eshte edhe anetar i kombetares Shpresa te Shqiperise, do te jape me te miren e tij per te fituar sa me shpejt te jete e mundur nje vend titullari tek Frosinone./SHKODRA-SPORT.COM/