Armando Vajushi largohet nga skuadra rumune e Petrolul në Rumani. Sulmuesi shkodran ishte pjesë e skuadrës prej dy vitesh dhe kishte kontratë deri në fund të sezonit, por ai dhe klubi kane vendosur ta nderpresin kontraten qe tani.

Në 12 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, Vajushi arriti të shënonte 6 gola, por tashmë i duhet të gjejë një skuadër të re.

Klubi nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për largimin e 30-vjeçarit, por ka qenë trajneri i skuadrës së Petrolul që ka konfirmuar “divorcin” me lojtarin shqiptar.

Mbetet per t’u pare destinacioni i ardhshem i shkodranit Vajushi i cili me pare ka provuar te luaje edhe ne Bullgari e Itali, ndersa tani do te shohe per t’u sistemuar ne nje ekip te ri.