Skuadra e tij ka luajtur mire, por ne fund eshte mundur me shifrat 0-2 nga Tirana. Kuptohet qe numri 1 i skuadres se Erzenit ka mbetur i zhgenjyer nga rezultati perfundimtar i ketij takimi.
Nje gje te tille e ka shprehur edhe ne prononcimin e dhene pas takimit per Oversport duke u shprehur se rezultati nuk i pergjigjet asaj se çfare kane dhene dy ekipet ne fushen e lojes.
“Më vjen keq për mënyrën si shkoi loja. Sepse luajtëm mirë deri në minutën e penalltisë. Më vjen keq për mënyrën si humbëm, sepse 0-2 nuk është rezultati real i kësaj sfide.
Futbolli është lojë episodesh dhe duhet të harrojmë këtë humbje dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës”, ka thënë Kapllani, dukshëm i mërzitur për këtë humbje”./SHKODRA-SPORT.COM/