Drejtori i Tiranës, Tefik Osmani, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se trajneri Orges Shehi e meritonte rinovimin.

I pyetur për finalen e Kupës së Shqipërisë, Osmani tha se ndeshja mes Vllaznisë dhe Laçit, ishte më e bukur se finalja e Conference League, mes Romës dhe Feyenoord.

“Trajneri Shehi e meritonte rinovimin dhe tashmë do të vijnë rinovimet me lojtarët.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë që Vllaznia të fitonte dy vite rresht Kupën, por i kanë bërë hyzmetin punës. Që në fillim u pa që Laçi ishte më i qetë. Vllaznia e kishte atë presionin dhe ndeshja tregoi se shkodranët e merituan fitoren.

Vllaznia-Laçi, ishte më e bukur se Roma-Feyenoord, sepse kishte më shumë raste dhe më shumë emocione”.