Vllaznia e femra eshte duke u bere gati per te mesuar emrat e ekipeve kundershtare me te cilat do te ndeshet ne turin e pare te “UEFA Women Champions League”.

Shorti i ketij turi do te hidhet me date 24 qershor ne Nion te Zvicres, nderkohe qe ndeshjet do te luhen ne muajin gusht.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se per shkak te paraqitjes se mire ne pjesmarrjet e fundit ne kete kompeticion te rendesishem, koefiçenti i Vllaznise ne renditjen e UEFA-s eshte rritur shume.

Ne kete tur te pare do te marrin pjese 53 skuadra dhe sipas koefiçentit te institucionit te futbollit europian, Vllaznia me 13.800 pike, renditet e gjashte pas Juventusit, Bllk Kazygurt, St.Polten, Gintra dhe Spartak Subotica.

Kjo do te thote se me shume te ngjare, Vllaznia do te jete koke grupi ne momentin e hedhjes se shortit dhe kjo gje eshte nje plus per te, per t’u klasifikuar e para ne grupin me 4 skuadra dhe per t’u kualifikuar per ne 32 skuadrat me te mira te Europes.
Gjergj KOLA