Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, e quan si një përmbysje karakteri atë të Vllaznisë ndaj Laçit në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Tahiri deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se për Vllazninë nisi çdo gjë keq, por e merituan fitoren.

“Unë mendoj, që ishte një fitore e merituar e Vllaznisë. Ishte një përmbysje me karakter nga shkodranët, duke ditur edhe situatën e tyre, ku nuk ishin kualifikuar në Europë, e kishin jetike, sikur të mos mjaftonin këto, pësoi edhe gol që në minutën e 4-t.

Kupa është e vështirë për të pasur lojë dhe gola. Ne pamë një ndeshje shumë të bukur. Ekipet ishin të vendosura mirë në fushë. Meritat ndahen për fitimin. Finalja është finale dhe menaxhimi i finales është shumë i rëndësishëm për një trajner”.