Ardit Krymi eshte futbollisti i pare qe eshte larguar nga Vllaznia teksa pritet te firmose e te zyrtarizohet me kampionen e Bjellorusise FC Shakhtyor Soligorsk. Por ai mund te mos i vetmi lojtar shkodran qe do te largohet nga kjo skuader.

Edhe per kapitenin Erdenis Gurishta ka gjithmone zera qe qarkullojne ne merkato. Kohet e fundit eshte shtuar interesimi i Tiranes per sherbimet e tij, por vete lojtari “i ka mbyllur deren” bardhebluve duke thene se ne Shqiperi do te luaje vetem per Vllaznine.

Nga ana tjeter, numri 2 i kuqebluve gjate nje lidhje me emisionin “Fair Play” eshte shprehur se ka patur disa bisedime me skuadra te huaja dhe eshte ne pritje te konkretizimit te tyre.

“Une jam nen kontrate edhe per nje sezon me klubin shkodran dhe nese me pyesni per merkaton, ju siguroj qe brenda Shqiperise do jem vetem i Vllaznise. Ndersa sa i takon ofertave jashte Shqiperise, shpresoj te jete diçka konkrete.

Kam patur disa bisedime, por ne ditet ne vazhdim gjithçka do te qartesohet. Kuptohet qe do kisha pase shume deshire qe te shkoja e te luaja ne nje kampionat me te forte e ta provoja veten, por per momentin jam pjese e Vllaznise dhe mendoj vetem per te”- eshte shprehur kapiteni Gurishta.

Por cilat do te jene synimet e Vllaznise per vazhdimin? Numri 2 i kuqebluve shprehet: “Fillisht do te synojme te kalojme njehere turin e pare dhe te shkojme ne te dytin dhe pse jo, te shohim edhe me perpara.

Kuptohet duhet edhe pak shans tek shorti, nderkohe qe per sezonin e ri te futbollit shqiptar, padyshim qe duhet te shpresojme edhe njehere tjeter per titullin kampion. Me kupat jemi ne rregull, na duhet te shohim perpara dhe te realizojme ate qe nuk e beme ne keto dy vitet e fundit”./SHKODRA-SPORT.COM/