Real Madrid duket se është gati për të bërë njërën ndër lëvizjet më të ‘çmendura’ në histori. Presidenti i klubit madrilien Florentino Perez, i ka ofruar 1,2 milionë dollarë në javë futbollistit brazilian Neymar Junior. Po, po mirë e lexuar, 1,2 milione euro në javë!!, shkruan Gazetasheshi.com.

Siç raporton e përditshmja spanjolle “AS” tashmë klubi madrilien është gati të bëjë ofertën senzacionale për yllin brazilian duke i ofruar një pagë marramendëse.

Neymar do të paguhej 62 milionë euro në javë, 5,2 milionë euro në muaj, 1,2 milionë euro në javë, 171 mijë euro për një ditë, 7 mijë euro për një orë, e 100 euro për një minutë. WOW!

Një ofertë e tillë vështirë do refuzohej.

https://twitter.com/MARCAinENGLISH/status/1132880364186292225?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1132880364186292225&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.gazetasheshi.com%2Fkjo-eshte-paga-e-cmendur-qe-florentino-perez-i-ka-ofruar-neymarit-per-tu-transferuar-te-real-madrid%2F

 

Futbollisti brazilian e kishte braktisur Barcelonën në verën e vitit 2017 kur edhe iu bashkua PSG-së për shifrën e 222 milionë eurove.

Në fakt ekipi francez e pagoi klauzolën e Neymar, duke mos negociuar fare me ekipin katalanas.

Image: PA
Neymar ishte lidhur vazhdimisht me një kalim të mundshëm te Real Madrid, derisa klubi madrilien bëri gjithë tratativat për ta sjellur në “Santiago Bernabeu” 27 vjeçarin.

Ai shihej si zëvendësuesi ideal i Cristiano Ronaldos, i cili u largua drejt Juventusit.

Image: PA
Neymar është lidhur edhe me një rikthim të mundshëm te Barcelona, por mënyra e largimit të tij nga “Camp Nou” i ka mbyllur dyert e rikthimit.

A do të rikthehet Neymar sërish në Spanjë mbetet të shihet.

Image: PA