Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Klasikja' e futbollit shqiptar, Tirana publikon çmimet e biletave për sfidën ndaj...

‘Klasikja’ e futbollit shqiptar, Tirana publikon çmimet e biletave për sfidën ndaj Vllaznisë

Tirana do të përballet në “Klasiken” e futbollit shqiptar ndaj Vllaznisë, të shtunën në stadiumin “AIR Albania” në orën 19:45.

Klubi bardheblu me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” ka publikuar çmimet e biletave të kësaj supersfide.

Biletat variojnë nga 400 deri në 4000 lekë të reja. Tribunat pas porte kushtojnë 400 lekë, tribunat që tifozët e skuadrës shkodrane do të inkuadrohen do të kushtojnë 400 lekë.

Tribuna përballë do të kushtojë 600 lekë ndërsa tribuna VIP 3000 lekë dhe 4000 lekë të reja.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË TIRANËS –

“Dalin në shitje biletat e takimit KF Tirana-FK Vllaznia e vlefshme për javën e 16 (gjashtëmbëdhjetë) të kategorisë “Abissnet Superiore”. Biletat i gjeni në pikat e shitjes:

📍 Stadiumi “Air Albania”

📍 Stadiumi “Selman Stërmasi”

📍 Stadiumi “Lori Boriçi” (*vetëm për tifozerinë mike*)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments