Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Klasikja' e Shqipërisë, Vllaznia nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën

‘Klasikja’ e Shqipërisë, Vllaznia nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën

Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” skuadrën e Tiranës për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 26-të të Superiores. Do të përplasin “brirët” në Klasiken e tretë për këtë sezon, me ndeshjen që do të luhet të shtunën në orën 17:00.

Një duel ku shkodranët do të tentojnë vazhdimësinë në kampionat, teksa prej më shumë se 11 ndeshjesh nuk e njohin humbjen në Superiore. Kuqeblutë janë skuadra e momentit dhe në të tillë kushte do të luftojnë sërish vetëm për 3 pikët.

Për shkak të rivalitetit që kanë dy ekipet, por edhe formës së mirë që po kalon Vllaznia në “Loro Boriçi” pritet një numër i lartë tifozësh për të mbështetur skuadrën e tyrë .

Në këtë mënyrë klubi ka njoftuar se ka nxjerrë në shitje biletat, ndërsa ka bërë të ditur edhe pikat ku mund t’i blejnë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments