Klasikja e Shqipërisë, në shifra, na vlen 3.7 milion euro. Kjo është vlera e formacionit miks me lojtarët më të vlerësuar për çdo pozicion, bazuar në të dhënat e Transfermarkt.

Dominon Tirana, që për momentin ka në këtë formacion 7 lojtarë, duke nisur nga porta me Visar Bekajn që është më i shtrenjti në Abissnet Superiore.

Në mbrojtje Vllaznia e konkurron denjësisht Tiranën, pasi ka emra si Mevlan Adili (375 mijë euro) dhe Erdenis Gurishta (350 mijë euro). Hoxhallari dhe Ismajlgeci janë nga bardheblutë.

Mesfusha dominohet nga Tirana, që ka emra si Vesel Limaj dhe Enur Totre. Kuqeblutë përfaqësohen nga Ardit Krymi, kartoni i të të cilit në Transfermarkt vlerësohet 350 mijë euro.

Në sulm shkodranët kanë vetëm Ardit Hoxhajn, i cili në fakt u ka munguar në këtë fillim sezoni. Redon Xhixha dhe Taulant Seferi, që kanë vlerën 300 mijë euro, plotësojnë këtë repart.