Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKlauzolë si CR7, bonus për firmën dhe detaje të tjera: Zbulohet kontrata...

Klauzolë si CR7, bonus për firmën dhe detaje të tjera: Zbulohet kontrata e Mbappe

Kylian Mbappe në janar do të nënshkruajë me Real Madrid një kontratë 6-vjeçare dukezbuluar dhe detajet e marrëveshjes mes lojtarit dhe klubit.

Që në momentin e nënshkrimit, kampioni i botës do të marrë 30 milion euro, ndërkohë që paga sezonale neto do të jetë 20 milion euro.

Transferimi i Mbappe te Real Madrid mendohet se do të sjellë kontrata të shumta sponsorizimi për spanjollët dhe përmes tyre thuhet se edhe paga e lojtarit do të rritet, sikurse edhe përfitimet e klubit.

Nga ana tjetër Real Madrid ka menduar edhe për klauzolën e largimit të Mbappe, që do të jetë 1 miliard euro. Të njëjtën shifër e ka pasur Cristiano Ronaldo, ndërkohë që aktualisht te Reali e kanë Benzema dhe Bale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments