Trajneri Klevis Dalipi i ftuar në “Studio Sport” të moderuar nga Vilma Masha, ka komentuar javën e 19- të të Superligës.
Dalipi i tha se e vetmja ndeshje që i bëri përshtypje ishte derbi i kryeqytetit ajo mes Dinamos dhe Tiranës, pasi pjesa tjetër vijoj të lërë për të dësiruar.
Sipas tij të gjithë trajnerët e Superligës janë nën trysni me përjashtim të Orges Shehit, i cili sapo ka marrë drejtimin e Partizanit.
“Me përjashtim të ndeshjes Dinamo-Tirana të gjitha ndeshjet e tjera lënë për të dëshiruar. Të gjithë trajnerët janë nën trysni në kampionatin tonë, me përjashtim të Shehit”, u shpreh Dalipi.