Migen Memelli nuk do te jete me trajner i Vllaznise sepse nga pasditja e se dieles eshte larguar nga drejtimi i saj pas nje marreveshje me drejtuesit e klubit. Duke analizuar arsyet qe e çuan ne kete “divorc” Klevis Dalipi nga “Studio Sport” eshte munduar te shpjegoje çfare nuk shkoi ashtu si duhet tek puna e tij ne krye te kuqebluve.

“Sikur qe largimet e trajnereve nuk jane aspak te mira, por kur gjerat nuk shkojne ashtu si duhet, kuptohet qe ato e pesojne duke i larguar nga pankina. Trajneri i rradhes qe e pesoi nga kjo gje ishte Migen Memelli i cili nuk do te jete me trajner i Vllaznise.

Memelli duhej ta kuptonte qe ne fillim se shkoi te Vllaznia dhe Vllaznia nuk ishte Skenderbeu. Nje vit me pare drejtonte ne Korçe dhe e shpetoi nga renia me plot merite. Zgjodhi nje menyre loje qe te grumbullonte sa me shume pike.

Por tek Vllaznia ndryshon metodologjia, nje skuader qe nuk e pranon vetem te mbrohet mire, duhet edhe te prodhoje loje sepse njerezit jane te pakenaqur. Kjo nuk i shkoi per shtat Memellit, ndoshta i ka patur idete ne koke, por nuk ka arritur dot t’i vere ne zbatim.

Ndoshta nuk kane qene lojtaret e duhur per te zbatuar ate menyre loje qe ai deshironte dhe ky ndoshta mund te jete problemi me i madh i tij, perzgjedhja jo e duhur e lojtareve ne fillim te sezonit”- eshte shprehur Klevis Dalipi./SHKODRA-SPORT.COM/