
Ditët e fundit në media është lakuar edhe emri I Klodian Arbërit si një kandidat për sulmin shkodran. Natyrshëm që përderisa është kohë merkatoja, çdo gjë mund të flitet. Vllaznia me shumë mundësi do të kërkojë të blejë dy sulmues gjatë kësaj vere dhe ende nuk ka asnjë emër se ku mund të jenë të fokusuar drejtuesit e saj. Fakti që Bala, një nga më të kërkuarit, nuk mund të vijë ngaqë është tek Tirana, u ka prishur jo pak plane. Po ashtu, Pejiç është I shtrenjtë për arkën e këtij klubi. Në kushte kur edhe Çota zgjodhi Tiranën para Vllaznisë, sigurisht që duhet dalë tek alternativat e tjera. Dhe një e tillë duket se është edhe ajo e Arbërit. Ky I fundit nuk është I panjohur në Shkodër pasi ka luajtur para 10 sezonesh për disa muaj me Vllazninë. Bëhet e ditur se ditët e fundit, trajneri aktual I Vllaznisë Shpëtim Duro ka kërkuar numrin e telefonit të sulmuesit beratas megjithatë ai I pyetur në lidhje me këtë gjë, thotë se nuk ka patur asnjë kontakt me ndonjë nga drejtuesit e skuadrës shkodrane. “Edhe unë e kam lexuar emrin tim në gazeta si një nga kandidatët e mundshëm për sulmin e Vllaznisë. Megjithatë më duhet ta pranoj se deri në këto moment nuk kam patur asnjë kontakt me ndonjë nga drejtuesit e saj. Mbase janë fjalë gazetash, ndoshta ka diçka edhe në këtë mes megjithatë për momentin nuk e di se çfarë të them me saktësi. E përsëris, nuk kam për momentin asnjë kontakt”-ka thënë Arbëri për gazetën “Shkodra Sport”. I ngacmuar ndërkohë nëse do t’I përgjigjej pozitivisht një ftese të tillë nëse do t’I vinte në ditët e ardhshme, ai do të shprehej: “Pse jo të mos shkoj tek Vllaznia. Kjo varet pikë së pari nga kushtet e kontratës. Nëse ata më ofrojnë ndonjë gjë interesante, nuk ka pse të mos luaj në Shkodër. Pastaj kjo nuk do jetë hera ime e parë që do luajë në këtë qytet. Kam luajtur aty edhe para 10 vitesh në kohën kur ekipi kishte president Myftar Çelën dhe ia kam kaluar mirë. Madje, që nga ajo periudhë dhe ende edhe sot kam shumë mirë në Shkodër. Por nuk besoj se duhet të ketë iluzione në këtë mes përderisa nuk kam asnjë kontakt”. Arbëri është I gatshëm për të luajtur me Vllazninë. Gjithnjë nëse trajneri Duro do ta kërkojë. Edhe nga ana financiare me shumë siguri, palët do ta gjenin akordin. Skuadra ka nevojë për dy sulmues dhe për ta ditur se kush do jenë ato, kjo është pak e vështirë për t’u mësuar. Me shumë siguri nuk e di askush, as trajneri, as drejtori sportive I klubit dhe askush tjetër. Edhe puna e sulmuesve bën pjesë në atë vorbullën e madhe që ka përfshirë skuadrën shkodrane në këtë merkato. Paratë asaj nuk I mungojnë, por I mungojnë lojtarët dhe alternativat. Se cilët do jenë futbollistët që do ta përfaqësojnë atë në sezonin e ri, këtë askush nuk mund të thotë dhe për këtë arsye, dueht të presim edhe për disa kohë.
Gjergj KOLA