Surprizues ishte lajmi i largimit të Artën Mërgjyshit nga skuadra e Vorës. Lajmi i bë i ditur nga vetë klubi ku tregohet se palët me marrëveshje kishin ndërprerë kontratën. Drejtuesit kanë gjetur menjëherë trajnerin e ri.

Klodian Arbëri do të marrë në dorë “frenat” e kësaj skuadre. Palët kanë arritur marrëveshjen dhe ditën e hënë do të bëhet edhe prezantimi i ish-timonierit të beratsasve si zëvendësuesi i Mërgjyshit.

Kujtojmë se pak ditë më parë edhe Arbëri dha dorëheqjen nga nga skuadra e Tomorit. Një vendim që ka ardhur nga vetë trajneri për shkak të stresit që i krijohej.

Te Vora qëllimi kryesore do të jetë ngjitja e skuadrës në Superiore, një objektiv që e kërkojnë të gjithë drejtuesit e këtij ekipi./newsport/