Monday, March 30, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKlodian Duro hedh kandidaturën për të drejtuar Kombëtaren: Më uroni suksese kur...

Klodian Duro hedh kandidaturën për të drejtuar Kombëtaren: Më uroni suksese kur të emërohem

Teksa në studion e “Rubrikës Sportive” ishte duke u diskutuar mundësia që Kombëtarja shqiptare të drejtohet nga një trajner me shtetësi shqiptare, ish-mesfushori, Klodian Duro, edhe pse në mënyrë të drejpërdrejtë, ka hedhur kandidaturën, për të qenë ai “timonieri” i kuqezinjve, duke deklaruar:

“Trajner shqiptar jam edhe unë, edhe i lirë madje. Më uroni suksese kur të vihem, se tani jemi në studio. Të gjithë trajnerët në krye të Kombëtares, kanë qenë të përkushtuar dhe punojnë shumë. Prandaj kanë atë rrogë, trajnerët shqiptarë nuk futen në listë dhe as kanë për ta pasur atë rrogë.

Iu është dhënë një mundësi shumë e artë, që nuk e kanë trajnerët shqiptarë. Media duhet të jetë më këmbëngulëse. Që Kombëtarja të kualifikohet. Daliç i Kroacisë, te Dinamo ka qenë, sot drejton prej 10 vitesh Kroacinë, me shumë arritje historike. I beson Kroacia. Shpirtin, zemrën, gjakun, një trajner shqiptar e ka 10 fishin.

Trajneri merr përgjegjësitë e rezultatit, pashë ftohtësi tek ekipit. Shumë të ngurtë dhe mekanikë lojtarët. S’kishte ide si do shkonim në sulm.

Lojtarët kanë menaxherë nga mbrapa. Gabim është po të influencojnë te mendja dhe koka e trajnerit. Shikoj disa gjëra shumë të ftohta. Sot Muçi është larguar nga grumbullimi, Federata e nxjerr të dëmtuar, por do ta shikojmë të shtunën në kampionat duke bërë gol prap. Te kjo Shqipëria kemi kontribuar të gjithë”, deklaroi Duro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments