Thursday, April 2, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKlodian Duro i hapur: Jam i gatshëm për drejtimin e kombëtares. Kur...

Klodian Duro i hapur: Jam i gatshëm për drejtimin e kombëtares. Kur Duka vinte në hotel, thoshte ku është Duro?!

Pas përfundimit të fazës Play Off të Botërorit ku Shqipëria u ndal në gjysmëfinale, mbetet për t’u parë e ardhmja e trajnerit Sylvinho. I ftuar në Sport News në News 24, Klodian Duro tregoi gatishmërinë e tij për t’u ulur në stolin e kombëtares. Sipas tij, të gjithë ish-lojtarët e mëdhenj të Shqipërisë, kanë aftësinë për të bërë diçka.

“Sigurisht që ka ardhur koha, normalisht në fillimet e tij i kam dhënë të drejtë Dukës. Atëherë shkolla e trajnimit nuk kishte këto kushte që ka sot.Ne jemi të licensuar nga UEFA, duke dhënë të gjitha licensat, për trajnerët UEFA PRO, UEFA A, UEFA B dhe të gjitha me radhë. Duke shtuar këtu edhe të drejtorëve sportiv apo arbitrave.

Unë jam gati të marr drejtimin e Kombëtares. Ka ardhur koha që Federata të prodhojë trajner për ekipin kombëtar. Një trajner shqiptar, aq më tepër ish-lojtarë, unë kam luajtur me shokët e mi si Lala, Skela, apo Cana, ky brez që në fillimet tona e kemi patur të vështirë dhe ia kemi dalë në Europë. Të gjithë këta janë të aftë të bëjnë diçka.”- tha ai.

Klodian Duro nuk ka hezituar të kthehet në kohën kur ishte lojtar i Kombëtares, teksa u ndal edhe te raporti me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ai tregon disa prapaskena mjaft interesante.

“Presidenti Duka i njeh mirë gjërat që rrotullohen rreth futbollit. Jam ndër të parët që jam njohur me Dukën, kemi punuar bashkë në ato suksese të ekipit kombëtar. Unë si lojtarë, bashkë me gjithë shokët e mi, kemi marrë fitore të mëdha, si ato me Greqinë kampione Europe, Rusinë, me Suedinë, me Portugalinë e Holandën.

Ne u rritëm bashkë, edhe ne si kombëtare por edhe Duka mori eksperiencë. Duka ka vazhduar po i njëjti në Federatë, ka meritë të madhe për sukseset e Shqipërisë, kemi një stadium për të patur zili. Duke qënë se kemi arritur dy herë në Europian, tani është zëvendes-president i UEFA, siç thashë e njeh më mirë se kushdo ambientin e futbollit shqiptar. Unë kam qënë ndër të paktët, që kur Duka vinte në hotel, thoshte ku është Duro?! Kohën më të madhe e kaloja me Presidentin Duka”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments