Ish-futbollisti Klodian Duro, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se Shqipëria bëri një paraqitje dinjitoze ndaj Islandës, pavarësisht se ndeshja u mbyll në barazim 1-1.
Duro më tej deklaroi se Islanda tregoi se kishte lojtarë pa eksperiencë dhe Shqipëria ka nevojë për përmirësim.
U zhvillua një lojë e mirë. Një paraqitje dinjitoze. Ekipi u mundua të arrijë rezultat. Ka diçka akoma për të përmirësuar. Të shënosh golin e parë, të barazohesh dhe më pas të dominohesh, tregon që ka vend për përmirësim. Nuk ishte Islanda e një edicioni më parë.
Në këtë ndeshje, Islanda kishte shumë fytyra të reja, dukeshin në lojë që nuk e kishin eksperiencën e duhur për të shkuar te goli. Na mungoi goli i dytë që do të na sillte fitoren, që është e rëndësishme.