Kur duhen edhe pak orë nga mbyllja e merkatos, Skënderbeu është me sytë dhe veshët nga merkato. Trajneri Shehi e shikon të domosdoshme afrimin e një mesfushori.

Eskuerdinja dhe Krymi janë 2 emrat e nxehtë. Në rast se dështon pista Eskuerdinja kampionët e Superiores do të kërkojnë të rrëmbejnë Krymin e Vllaznisë.

“Panorama Sport” raportoi për një interesim të klubit korçar për mesfushorin shkodran disa javë më parë, ndërsa tani dëshira është bërë konkrete. Krymi mund të vishet bardhekuq.

Megjithate lojtari eshte nen kontrate me Vllaznine dhe per kete arsye, perderisa nuk ka ende nje marreveshje ne mes dy klubeve, kjo levizje nuk mund te kryhet.

Aq me teper qe vetam pak minuta me vone mbyllet edhe afati i transferimeve per futbollistet e Superliges. Krymi edhe me pare eshte kerkuar nga ekipe te tjera por shkodrnanet nuk kane dashur te heqin dore prej tij.