Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Klodian Duro do të drejtojë ekipin e Lushnjes sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e ketij te fundit kane marre nje vendim te tille te bindur se me te ne pankine do te kene sukses.

Ish-trajneri i Kukësit, luftetarit dhe Feronikelit eshte takuar sot me kryebashkiaken Sefa dhe deputetin e zones, Taulant Balla dhe ne fund kane rene dakord qe ai te jete ne krye te Lushnjes.

Mësohet se është arritur akordi dhe pritet vetëm zyrtarizimi së shpejti, me Klodian Duron që pason kështu Agim Canajn ne krye te lagunareve.

Ne pamje te pare, ky eshte nje kthim pas per Duron i cili ka drejtuar skuadra ne Superlige dhe tash do kaloje ne kategorine e pare, por duket se ai e ka marre me shume deshire kete gje dhe pret te beje nje pune te mire.

Megjithate gjithçka do varet nga synimet qe do te kene drejtuesit e klubit. Nese ata kane vendosur te ndertojne nje ekip pretendent per ne Superlige, kjo do ia lehtesonte punen Klodian Duros.