Trajneri Jurgen Klop pret që së shpejti të festojë titullin kampion me Liverpulin. Një titull të cilin mund ta fitojë edhe në mbrëmjen e sotme, nëse Çelsi ia del të ndalë Mançester Sitin.

Megjithatë, tekniku gjerman nuk e ka shumë mendjen te kjo sfidë dhe shprehet se nuk e di nëse do ta shohë apo jo, pasi ndoqi Sitin në ndeshjen e kaluar dhe i rezultoi një humbje kohe.

Sakaq, rreth deklaratës së Guardiolës se sot pritet të ndryshojë skuadrën duke qenë se ka finalen e Kupës pas tre ditëve, Klop thekson se Guardiola duhet të shkojë e të luaj poker.

“Pep ka thënë që do të ulë në stol shumë lojtarë? Ai duhet të shkojë dhe të luaj poker. Ne jemi të ndryshëm nga Siti dhe nuk luajmë si ata dhe nuk mund të luajmë si ata. Vetëm mund të jemi po aq të mirë sa ata dhe këtë duam në fakt.

Nuk e di nëse do e shoh sot ndeshjen e Sitit. I pashë herën e fundit derisa ndeshja ishte 3-0 dhe ishte një humbje kohe. Ata janë brilant, një skuadër e jashtëzakonshme”, u shpreh Klop. /VipSport/