Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKlopp hedh sytë nga Serie A, Liverpool gati t’i prishë punë Realit...

Klopp hedh sytë nga Serie A, Liverpool gati t’i prishë punë Realit dhe Barçës

Klubet europiane po presin më padurim nisjen e futbollit. Koronavirusi ka shkaktuar shumë viktima dhe një situatë të papërjetuar deri më tani. Të gjithë shpresojnë që të fitohet sa më shpejt kjo luftë me COVID-19.

Liverpool nuk ka nevojë për shumë ndërhyrje, por kampionët e ardhshëm të Anglisë pritet të jenë aktivë në merkaton e verës. Jurgen Klopp pëlqen shumë Fabian Ruiz, mesfushorin e talentuar të Napolit.

Trajneri i “The Reds” ka mbetur i befasuar nga kualiteti i 23-vjeçarit. Napoli dhe Liverpool janë përballur katër herë mes tyre në dy sezonet e fundit në Champions League dhe gjermani e do në skuadër për sezonin e ardhshëm Fabian Ruiz.

Për lojtarin ka një interesim shumë të madh, sidomos nga Barcelona dhe Real Madrid. Napoli nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e tij, teksa do pranojë të nisë negociatat me klubet e interesuara për të paktën 80 milion euro. /abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments