Ka mjaftuar një gol I shënuar nga pika e 11-metërshit me autor Haris Likën dhe Velecciku I Kolikut më në fund gjen fitoren e parë në këtë kampionat. Ai e ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 30-të të ndeshjes pas një penalltie të fituar nga vetë ai dhe I ka dhënë tre pikë shumë të çmuara skuadrës së tij. Ky 11-metërsh në fakt u kontestua nga skuadra mike megjithatë gjyqtari Kaimi ka qenë I vendosur në vendimin e tij. Pas këtij goli, dyja skuadrat janë përpjekur për të shënuar edhe gola të tjerë por nuk ia kanë arritur dot. Edhe në pjesën e dytë ka patur raste por pa sukses sepse gol tjetër nuk ka patur.

Veleçiku- Sukthi 1-0

 

 

Veleçiku: Dorzaj, Kuka (Raiçeviç 37’), Banushi, B. Çokaj , Grimci, Çelaj (Lami 85’), Lika, Miculi, Osmani (Peposhi 79’), D. Çokaj, Lopçi. Tr: B. Duli

Sukthi: Doda, Kalluci, Qato, Ganxha, Kullolli, Hado, Gashi, Varoshi (Leco 76’), Vora (Deliallisi 83’), Ragipi (Balla 63’), Curri. Tr: Xh. Kapllani

Shënues: Lika 30’ (pen)

Gjyqatrë: B. Kaimi, A. Nase, A. Shketa (Tiranë)

Kartona të verdhë: Çelaj, B. Çokaj, kuka, Osmani/ Varoshi, Vora, Ragipi

 

Nderkohe, Terbuni i Pukes ka luajtur ne Shijak dhe ka fituar 1-0 ndaj Erzenit vendas me gol te Pavloviç ne minuten e 13-te.