Mbrëmjen e së shtunës në Shkodër është zhvilluar një ceremoni shumë interesante për nderimin dhe dekorimin e 8 figurave të njohura të sportit dhe artit shkodran. Ka qenë presidenti I Republikës, z. Bamir Topi ai që ka dekoruar këto personalitete ndër të cilët pesë kanë qenë të fushës së sportit dhe pikërisht ata të futbollit, Sabah Bizi e Paulin Ndoja, I basketbollit Petrit Osmani, I boksit Zef Gjoni dhe I mundjes Dedë Bregu.

Të pestë ata janë nderuar me titullin e lartë “Mjeshtër I Madh” dhe kjo natyrisht që ka dhuruar shumë emocione jo vetëm tek ata por edhe të pranishmit e tjerë. Përveç këtyre personaliteteve të sportit janë nderuar edhe mjeshtrat e tjerë, Luan Borova (pas vdekjes), Osman Mula dhe Liljana Kalleshi.