...
HomeKRYESORE'Klopp, mëso nga Simeone', gazeta angleze kapet me trajnerin gjerman

‘Klopp, mëso nga Simeone’, gazeta angleze kapet me trajnerin gjerman

Liverpool zhvilloi një ndeshje shumë të mirë kundër Atletico Madrid, por skuadra e Jurgen Klopp u dorëzua në shtesa. Spanjollët përmbysën rezultatin, fituan 2-3 në shtesa dhe u kualifikuan në çerekfinaket e Champions League.

Trajneri gjerman akuzoi Atleticon për lojën mbrojtëse, por Klopp ka përfunduar nën shënjestrën e anglezes The Times, që nuk i pranon kritikat e Klopp, e qorton atë dhe futet në analizë taktike.

“Nuk është faji i Simeones nëse Joao Felix u gjend i lirë në mes të fushës pas gjuajtjes së Lodit, nuk është faji i Simeones nëse Henderson e lejoi Llorente t’i afrohej zonës.

A nuk duhej që Alexander-Arnold të largonte topin më vend që t’ia pasonte Adrian, i cili nuk është aq i sigurt sa Alisson? Klopp mund të mos e pëlqejë atë që simbolizon Atletico Madrid, por ka gjëra që Liverpool duhet t’i mësojë nga rivalët”, shkruan gazeta e njohur. /abcnews/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.