HomeKRYESOREKlubi anglez nuk pyet për Koronavirus, firmos me talentin francez dhe do...

Klubi anglez nuk pyet për Koronavirus, firmos me talentin francez dhe do të luajë pas hapjes së merkatos

Futbolli është i pezulluar përkohësisht, kjo për shkak të përhapjes së Koronavirusit, që deri tani ka marrë shumë jetë njerëzish.

Megjithatë kjo nuk i ndal drejtuesit e Uatfordit që të punojnë për përforcimin e skuadrës, për të qenë konkurrues në sezonin e ardhshëm.

Anglezët nëpërmjet faqes zyrtare, kanë njoftuar ditën e sotme se kanë arritur marrëveshjen për transferimin e talentit francez, Pape Gueje. 21-vjeçari i cili aktivizohet për Le Havre në Francë, nga vera e ardhshme do të jetë pjesë e Uatfordit.

Për mesfushorin e talentuar interes kishte shfaqur edhe Arsenali, por duket se Uatfordi u tregua më i shpejtë dhe zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments