“Franca mund të jetë shembull për gjithë Europën”, kjo është deklarata që ka tronditur sot mbarë opinionin sportiv, veçanërisht ata që simpatizojnë shumë Seria A. Ministri italian i Sportit, Vincenzo Spadafora është shprehur për mediet:

“Rifillimi i kampionatit të futbollit duket një rrugë gjithnjë e më e ngushtë. Rifillimi i stërvitjes nuk do të thotë rifillimi i kampionatit”.

Apeli për t’i bërë Ligës së Futbollit është të filloni të mendoni për një plan alternativ.

Franca ka pezulluar përfundimisht kampionatin, mund të bëhet shembull evropian”, ka deklaruar duke lënë të nënkuptohet që edhe Seria A mund të ketë të njëjtin fat si Franca./newsport/