Lajmi per ndarjen e parakohshme nga jeta i Arben Fagut ka merzitur te gjithe komunitetin e basketbollit shqiptar dhe per rrjedhoje edhe Klubi i basketbollit Vllaznia permes nje postimi ne faqen e tij ka shprehur ngushellimet per kete humbje te madhe te sportit te koshit duke shkruar:
“Sot, lajmi për ndarjen nga jeta te legjendës së basketbollit Prof.Arben Fagu ka tronditur komunitetin e sportit dhe jo vetëm!Arben Fagu e filloi karrierën e tij sportive, në moshë fare të re, në ekipin e klubit sportiv Partizani, ekip të cilit nuk iu nda asnjëherë, deri në vitet e fundit të karrierës së tij si trajner.
Me ekipin e Partizanit, ai numëron shumë tituj kampion dhe është fitues i disa kupave të Shqipërisë. Ai ka kontributin e tij të padiskutueshëm si sportist, në aktivitetet kombëtare dhe ato ndërkombëtare.
Arben Fagu, në karrierën e tij si trajner, shenjon në CV-në e tij rekorde si trajner i ekipit të Partizanit, Dinamos, Studentit dhe Universitetit Amerikan të Tiranës. Së fundmi, karriera e tij si trajner, mbyllet me ekipin të cilit i ka kushtuar jetën.
Arben Fagu ka qenë trajner i ekipit kombëtar të të rinjve dhe meshkuj të rritur në periudha të ndryshme kohore. Si trajner dhe profesor, do të përgatiste disa gjenerata lojtarësh, të cilët kanë qenë pjesë e ekipeve kombëtare ndër vite.
Ai ka qenë shembull i një pune të pakursyer në sport dhe në shoqëri.
Pasionant dhe i disiplinuar, njohës mjaft i mirë i basketbollit modern dhe aplikues i tij me ekipin për të cilin punoi me shumë përkushtim gjatë gjithë jetës së tij.
Klubi i Basketbollit Vllaznia shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen, të afërmit dhe të gjithë dashamirësit për një ndër ikonat më të mëdha të basketbollit shqiptar Prof.Arben Fagu”.