Vllaznia e basketbollit te meshkujve po kalon momente shume te veshtira. Me doreheqjen e presidentit Xhaferi, ende nuk eshte e qarte se cila do te jete vazhdimesia e ketij ekipi.

Ai ka mbetur pa trajner pas largimit edhe te Ervin Berdices dhe po ashtu ka mbetur edhe me pa lojtare. Me largimin e presidentit, jane larguar edhe shtate lojtaret amerikane qe kane qene e Vllaznise, sepse kuptohet qe tashme nuk ka kush t’i financoje me.

Vllaznia aktuale ka ne dispozicion vetem kapitenin Bekteshi si dhe Shestanin, Rakajn, Fasline, Shabanin, Memçajn, Krujen dhe Gjeçajn. Pra vetem 7 lojtare nga ekipi i te rriturve dhe ne kete situate, duhet te hedhe syte nga te rinjte.

Pas kalimit ne shoqate, tashme Vllaznia e basketbollit funksionon e bazuar ne rregullat e nje shoqate, por me nje financim nga Bashkia me nje projekt dyvjeçar. Ende nuk eshte e qarte se çfare do vendose Bordi drejtues i shoqates per vazhdimesine, teksa e ardhmja duket shume e zymte.

Ekipi per momentin ndodhet ne vendin e katert te renditjes, por me ngjarjet e fundit rrezikon seriozisht qe te jete kandidati kryesor per te rene nga kategoria./SHKODRA-SPORT.COM/