Një koment i ndihmëstrajnerit të tyre Besim Gjyrevci ka bërë që Klubi Futbollistik “Fushë Kosova” të kërkoj falje në llogarinë zyrtare në “Facebook”, shkruan Gazetasheshi.com.

Gjyrevci ka komentuar në rrjetin social “Facebook” duke ironizuar me klubet e tjera që janë duke garuar me Fushë Kosovën në Ligën e Dytë drejt inkuadrimit në Ligën e Parë.

Ai i ka ofenduar në baza të vendbanimit klubet tjera.Më poshtë e keni edhe komentin e plotë të tij:

Më pas erdhi edhe reagimi zyrtar i KF Fushë Kosovës:

“Si klub i futbollit me traditë dhe kulturë shumë vjeçare, ndjejmë si obligim që të reagojmë ndaj një komenti (deklaratë) të ndihmëstrajnerit Besim Gjyrevci, në faqen Liga e Dytë e Kosovës ku ka fyer personat në baza të vendbanimit. Ne kërkojmë falje publike duke shpresuar që sjellje dhe ofendime të tilla të mos ndodhin më nga askush për askënd. Respekti mbi të gjitha”.

v

Si klub i futbollit me tradite dhe kulture shume vjeçare, ndjejme si obligim qe te reagojme ndaj nje komenti(deklarate) te ndihmes trajnerit Besim Gjyrevcit ne faqen Liga e Dyte e Kosoves ku ka fyer personat ne baza te vendbanimit.
Ne kerkojme falje publike duke shpresuar qe sjellje dhe ofendime te tilla te mos ndodhin me nga askush per askend!
Respekti mbi te gjitha

50
1