Pas konfirmimit të Administratorit në krye të Burrelit, Bajram Ballabani, goditja për trajnerin e ri të skuadrës matjane ka qenë e menjëhershme.

“Panorama Sport” mëson se skuadrën e Burrelit për sezonin 2021-2022 do ta drejtojë ish-futbollisti i këtij ekipi dhe shumë ekipeve të tjera të Superligës, matjani Saimir Patushi.

Administratori Ballabani në koordinim me presidentin e klubit Kryebashkiakun Agron Malaj dhe drejtorin teknik është vendosur përfundimisht se në krye të pankinës matjane do të jetë Patushi.

41-vjeçari ka një karrierë tepër të artë në futbollin shqiptar, pasi ai ka qenë pjesë e shumë ekipeve që kanë aderuar në elitën e futbollit shqiptar si Vllaznia, Bylis, Elbasani, Tirana.