Paraditen e nesërme, do të zhvillohet mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak Shkodër. Një ndër pikat e rendit të ditës do jetë edhe ajo mbi futbollin dhe pikërisht, zyrtarizimi I kontratës që Bashkia Shkodër ka bërë me biznesmenin Agron Çela për të drejtuar sëbashku Vllazninë në tre vitet e ardhshme. Nuk pritet të ketë kundërshtime në lidhje me këtë dhe në këtë mënyrë, pas kësaj mbledhje, Çela do të nisë zyrtarisht punën si presidenti I ri I Vllaznisë. Nga ana tjetër në mbledhjen e nesërme pritet që të miratohet edhe një fond shtesë për klubin e futbollit Vllaznia për detyrimet e prapambetura të tij.
Ndonëse shuma e borxheve thuhet të jetë rreth 170 milione lekë të vjetra, në këtë mbledhje pritet të miratohen 100 milionë ndërsa pjesa tjetër në mbledhjen e ardhshme.Nga ana tjetër trajneri Artan Bushati në prononcimin e tij të para dy ditëve bëri të ditur se tek Vllaznia do të priten deri në fund 2-3 futbollistë cilësorë por pa bërë të ditur se kush do ishin ato. Nga sa merret vesh, këto lojtarë do të jenë nga Nigeria. Ardhja e tyre është parashikuar për sot megjithatë kjo do shihet nëse do bëhet realitet apo jo. Edhe nëse vijnë, atëherë do të shihet forma dhe niveli I tyre. Në fakt nuk do ketë shumë kohë për t’I parë sepse merkatoja po mbyllet dhe në kushte të tilla, ka pak shanse që tek Vllaznia të vijnë lojtarë cilësorë.
www.shkodrasport.com